Maqedoni
Akuzat e ambasadorit Vucas, Pendarovski: Ambasadori mbron interesat vendit të tij
28.06.2023 14:19
Kanë vazhduar reagimet për rastin, të cilin e zbuloi ambasadori austriak në vend, Georg Vucas...

Kanë vazhduar reagimet për rastin, të cilin e zbuloi ambasadori austriak në vend, Georg Vucas, që një kompani austriake, disa muaj, nuk mund të faturojë borxhin prej 4.5 milion euro përmes arbitrit ndërkombëtar nga një kompani vendore, e cila sipas Vucas, është në pronësi të një të afërmi të ish- kryeministrit Zoran Zaev. Presidenti i Shtetit Stevo Pendarovski thotë se ambasadorët kanë të drejtë ligjore të mbrojnë bizneset e qytetarëve të tyre, njëjtë siç ambasadorët tanë i mbrojnë qytetarët tanë jashtë vendit.
“Po e ndjeki rastin dhe kam dëgjuar komente se ambasadori austriak, gjoja, po ndërhyn në punët tona të brendshme. Por jo, nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punët tona të brendshme, sepse çdo ambasador ka të drejtë dhe obligim legjitim të mbrojë interesat e vendit të tij. Dje pam një reagim edhe nga ish-kryeministri Zoran Zaev, i cili sugjeroi të ketë një hetimi institucional, ndaj pres që institucionet maqedonase të konstatojnë nëse vërtet ka pasur mosrespektim të arbitrit ndërkombëtar ose jo.”, tha Stevo Pendarovski, president i RMV–së.
Gir: Ne promovojmë mjedis pozitiv për investime
Ambasadori i BE-së në Shkup Dejvid Gir nuk dëshiron të komentojë raste gjyqësore, por tha vetëm se ambasadorët e huaj janë këtu që të promovojnë vlera të mjedis pozitiv për investime.
“Nuk dëshirojë të komentoj rastin konkret e as letrën e ambasadorit austriak, mirëpo do thoja vetëm se ne si ambasadorë jemi këtu dhe puna jonë është që të promovojmë vlera dhe mjedis pozitiv ku do të mund të realizohen investime të cilat do të jenë në dobi për të dyja palët, të cilat do të përmirësojnë jetën e qytetarëve.”, tha ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir.
VMRO: Akuzat për gjyqësinë nuk vijnë veç nga ne
VMRO-DPMNE është e habitur dhe e shqetësuar nga deklarata e ambasadorit austriak në vend Georg Vucas i cili kërkon drejtësi për kompaninë austriake dhe kjo është për t’u brengosur.
“Ne sot shohim se si ambasadori austriak kërkon ndihmë nga mediat që opinioni publik të kthejë vëmendjen tek një lëndë në të cilin ambasadori thotë se një kompani austrake gjoja nuk mund të faturojë rreth 4.5 milona euro dhe njëherit ai akuzon gjyqësorinë, prokurorinë, noterë dhe përmbarues, gjoja se, kompania austriake e cila nuk mund ta faturojë këtë borxh nga një kompani tjetër vendore, ka qenë në pronësi të një kusherire të ish-kryeministrit Zoran Zaev. Këtë nuk e thotë VMRO-DPMNE-ja por, ambasador legjitim në RMV.”, tha Pance Toshkovski nga VMRO-DPMNE.
Ambasadori austriak përmes një letre drejtuar TV Telma drejtoi kritika të ashpra gjyqësorit dhe prokurorise të shaktuara nga pamundësia e një kompanie austrake për të fatuaruar borxhin e saj në arbitrazh ndërkombëtar. Për këto akuza ish-kryeministri Zoran Zaev tha se do ta padisë ambasadorin austriak nëse edhe një herë e përmend emrin e tij në konotacion negativ.
REXHEP QAMILI
