Botë

Kurban Bajrami në Tiranë, manifestimi qëndror në sheshin ‘Skëndërbej’

28.06.2023 14:38

Sot besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Kurban Bajramit....

Namazi në Tiranë u fal në Sheshin Skënderbej, nga ku besimtarët dhuruan këtë panoramë të mrekullueshme.
 
Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu një pjesë të rëndësishme të mesazhit të tij ia dedikoi situatës së tensionuar në Kosovë duke apeluar për durim nga ato që i quajti provokime serbe.
 
“Unë ju uroj të gjithë besimtarëve muslimanë Gëzuar festën e Kurban Bajramit. Për ngjarje të tilla, shteti shqiptari njeh shumë mirë gjërat dhe i di ato mësë miri që janë më të drejta për sigurinë e vendit, për sigurinë kombëtare, për sigurinë e çdo populli dhe të çdo familjeje. Kjo është mbi të gjitha. Ata janë miq që janë në Shqipëri të vendosur dhe miku si mik qëndron. Natyrisht që edhe për situatën në Kosovë ne i lutemi Zotit që të ulen tensionet dhe të gjendet gjuha e përbashkët, e maturisë dhe të gjenden zgjidhje për çështje të përbashkëta, posaçërisht në Kosovë. Vullneti i atyre palëve sa më shpejt të gjejë një zgjidhje.”, u shpreh kryetar i KMSH-së, Bujar Spahiu.
 
Esma Demiri ka ardhur në Shqipëri nga Lioni i Francës. 10 vite më parë u largua nga Shqipëria dhe sot ndodhet në shesh për ritin e faljes. Ajo thotë se ndjesia e festës këtu është e pakrahasueshme.
Simboli i festës është kurbani dhe dhurimi i një pjesë të mishit për ata më në nevojë.
 
Për më shumë begati e Mirësi, uruan edhe krerët më të lartë të politikës shqiptare, ndërsa Komuniteti Mysliman nuk dha një datë për hapjen e Xhamisë së Namazgjasë në kryeqytet.
 
LULJETA NDOKA