Botë
Festa e bajramit në Kosovë, Tërnava: Të mbretërojë paqja dhe solidariteti
28.06.2023 14:57
Institucioni më i shenjtë familja ka degraduar jasht mase, pa familje të shëndoshë nuk kemi shoqëri të shëndoshë...

Institucioni më i shenjtë familja ka degraduar jasht mase, pa familje të shëndoshë nuk kemi shoqëri të shëndoshë, dhuna është mjaf prezente në Kosovë dhe këto dukuri negative në shoqëri duhet të luftohen, tha myftiu i Kosovën Naim Tërrnava, me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit. Ndërkaq për sigurinë në veri të vendit, myftiu Tërnava tha se gjendja nuk është e mirë dhe apeloi që në vend të dhunës të ketë dialog për daljen nga kriza. Pas faljes së namazit në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë, kreu i BFI-së së Kosovës u lut që të mbretërojë paqja, harmonia dhe solidariteti mes njerëzve.
“Të gjitha llojet e dhunës janë në kundërshtim me parimet e drejta të fese sonë Islame. Më e rrezikshma është ajo brenda familjes, sepse ajo dhunë nuk është kërcënim për individ por për mbarë shoqërinë. Në veri të vendit tash e sa muaj kemi tensionim të gjendjes. Qeveria dhe të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare duhet të kontribojnë edhe mëshumë në shtensionimin e situatës. Të gjitha problemet duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe larg nga dhuna.”, kreu i BFI-së së Kosovës, Naim Tërrnava.
Për t’ia uruar festën e Bajramit të Kurbanit, kryeministri Albin Kuti, në zyrat e BFI-së Kosovë, vizitoi Tërnavën, duke shprehur mirnjohje për kontributin dhënë në të mirën e Kosovës.
“Erdha për t’ju faliminderuat për rolin, angazhimin dhe kontributin që edhe BFI-ja edhe myftiu si udhëheqës, e ka luajtur në vazhdimësi dhe gjithashtu për të uruar njëkosisht gjithë besimtarët për këtë festë të sarificës. Të mirat duke i ndarë shtohen dhe nuk zvogëlohen, bëhen të mira për shumicën dhe për të gjithë njerëzimin. Prandaj edhe mirëqenien duhet ta ndajmë sepse sakrifica ia vlen. Nuk ka ditë më të përshtatëshme për ta kujtuar këtë ,sesa festa e Kurban Bajramit.”, kryeministri i Kosovës, Albin Kuti.
Edhe presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani tha se kjo festë është mundësi reflektimi mbi solidaritetin. Ajo ka shtuar, po ashtu, se 'Kurban Bajrami' është mundësi për t’i çmuar lidhjet tona familjare dhe miqësore, si dhe për të zgjatur dorën e mirësisë ndaj atyre në nevojë. Mesazhe urimi kanë shprehur të gjithë liderët e partive politike në Kosovë.
FARIJE DAUTI BAKIU
