Kumanovë, testimi ekstern, protesta kundër matematikës

26.02.2015 17:34

Për të tretën ditë radhazi, maturantët e Kumanovës dolën në protesta para njësisë rajonale të MASH-it me kërkesë të fillimit të dialogut me kompetentët për heqjen e lëndës së matematikës si pjesë e provimit të maturës shtetërore...

Prej sot protestuesve iu bashkëngjitën edhe maturantët shqiptarë të Gjimnazit “Sami Frashëri”, gjë që ndikuan që protesta e sotme të jetë më masive.

Maturantët, presin nga MASH-i që të kenë mirëkuptim edhe për kërkesat e maturantëve, ashtu siç kishin për kërkesat e studentëve. (Nexhat Aqifi, TVM2)