Maqedoni
Besimtarët islam festojnë Kurban Bajramin, Shaqiri: Kurbani, përkushtim ndaj krijuesit
28.06.2023 15:14
Mijëra besimtar të besimit islam u mblodhën që në orët e para të mëngjesit në Xhaminë Mustafa Pasha në Shkup...

Mijëra besimtar të besimit islam u mblodhën që në orët e para të mëngjesit në Xhaminë Mustafa Pasha në Shkup për të falur namazin e festës së Kurban Bajramit. Përpara besimtaretve mysliman kreu i BFI-së Reis Ulema, Shaqir Fetau tha se të kryesh urdhërin e Zotit duke prerë kurban, do të thotë përgatitje e lartë për t'u vënë në shërbim për tjetrin për një jetë pa keqpërdorime, manipulime, korrupsion, amoralitet dhe destruktivitet.
“Kjo festë është rezultat i gëzimit për formimin e një ambienti të flijimit të më të shtrejtës nga të cila buron dashura ndaj Zotit, përkushtimi ndaj solidarizimit, humanitetit, moralit, paqës dhe dinjitetit. Të kryejsh urdhërin e Zotit duke prerë kurban, dmth përgaditje e lart për t’u vënë në shërbim për tjetrin për një jetë pa keqpërdorime pa manipulime, pa korrupsione, pa amoralitet, pa destruktivitet dhe për të qenë person dinjitoz për të bart amanetin e shejt në familje dhe shoqëri me përgjegjësi dhe skrific të mundit, dijes dhe nderit.”, tha kreu i BFI-së Reis Ulema, Shaqir Fetau.
Kreu I BFI-së Reis Ulema, Shaqir Fetau tha se në ditë të sodit sakrific do të thotë që tërë kapaciteti dhe angazhimi i shoqërisë të fokusohet në parandalimin shpërnguljes së të rinjëve nga vendi.
“Të flijosh në ditën e sodit nënkupton që tërë kapaciteti dhe angazhimi jonë si shoqëri duhet të orientohet në gjetjen e mundësive për ndaljen e emigracionit dhe parandalimin e largimit të të rinisë sëonë, të kunadrove tona të reja nga të gjitha sferat e jetës që të mos largohen nga vatani i tyre. Kjo plag e kahmotshme mund të ndërpritet vetëm duke krijuar kushte dhe mundësi.”, tha Fetau.
Në këtë ditë të madhe të Kruban Bajramit, ose siç njihet ndryshe edhe festa e sakrificës, besimtarët mysliman shprehin devotshmërin ndaj Zotit jo vetëm duke prerë kurban por edhe duke u solidaziuar me qytetarët në nevojë. Humanizmi, marrëdhëniet harmonike midis njerëzve, mes njeriut dhe botës dhe kërkimi i paqes dhe mirëqenies, si parimet bazë të Islamit, në festën e Kurban Bajramit përmbushen duke vizituar të afërmit dhe miqtë.
SANIJE DURAKU
