Ekonomi

Rritja e TVSH-së për energinë elektrike, Georgievski: S’do ndikojë në çmimet e tjera

28.06.2023 15:33

Nga 1 korriku rikthehet TVSh për energjinë elektrike në 18%, me çka automatikisht do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike....

Nga 1 korriku rikthehet TVSh për energjinë elektrike në 18%, me çka automatikisht do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Por, a  mund të presim edhe shtrenjtim të produkteve ushqimore me rritjen e paralajmëruar të çmimeve të rrymës? Kryetari i Odës së Agrobiznesit mohoi një gjë të tillë, por tha se nuk pritet të ketë edhe ulje të çmimeve ashtu siç ishte spekuluar. 
 
“Duke pasur parasysh se kishte ulje të lëndëve të para gjatë periudhës së kaluar, ashtu që kjo rritje e çmimit të rrymës bën balans, megjithatë me këtë nuk mund të presim që do të ketë ulje të çmimeve, për shkak se kishte disa paralajmërime apo spekulime se gjatë periudhës së ardhshme do të ketë ulje të çmimeve. Praktikisht me rritjen e çmimit të rrymës tani vijmë në një situatë ku përsëri rriten shpenzimet e prodhimit.”, tha kryetar i Odës së Agro-biznesit, Goran Georgievski.
 
Qytetarët kërkojnë rritje pagash
 
Në ndërkohë qytetarët ankohen se çmimet në treg vazhdojnë të jenë të larta për standardin e tyre. Ata thonë se rrogat janë të pamjaftueshme për të paguar faturat e rrymës dhe të blejnë gjërat e nevojsme për jetesë. 
 
“Së pari rrogat duhet t’i rrisin që të ketë ndryshim të çmimeve. Me këto rroga nuk po ia dalim.”, u shpreh një qytetare.
 
“Bashkëshortja merr pension minimal, për fat të mirë unë marrë pension më të lartë dhe mund që të kalojmë disi edhe të paguajmë faturat e rrymës, edhe të blejmë gjërat e nevojshme.”, tha një qytetar.
 
Përndryshe, nga KRRE kanë njofuar se do të ketë ulje të përllogaritjes së çmimit të energjisë elektrike për bllokun e parë dhe të dytë nga 7 deri në 4%, ndërkaq rritje në bllokun e tretë dhe të katërt për rreth 2.5%. Megjithatë me rritjen e TVSH-së në 18%, nga 1 korriku, sipas kalkulimeve të komisionit rregullator të energjetikës, rritja e çmimit final në faturë për rrymën e shpenzuar do të jetë për 2.5%.
 
ERSAN PAJAZITI