Maqedoni

Aksident i rëndë në magjistralen Tetovë – Gostivar, pesë persona të lënduar

28.06.2023 15:50

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mes të tri veturave të udhëtarëve në magjistralen Tetovë – Gostivar ku janë lënduar pesë persona.....

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mes të tri veturave të udhëtarëve në magjistralen Tetovë – Gostivar ku janë lënduar pesë persona.
 
Në aksident kanë marrë pjesë një Seat Leon me targa të Gostivatit, Volksëagen Golf dhe Fiat me targa të Tetovës. Nga përplasja, një nga automjetet është rokullisur.
 
Siç informojnë nga MPB-ja, pesë persona janë lënduar të cilët janë dërguar në spitalin “Ferid Murad” në Gostivar.
 
Në vendin e aksidentit kanë dalë një ekip nga SPB Tetovë për të hetuar se si erdhi deri te aksidenti.