Maqedoni

Akuzat e ambasadorit Vucas, PP: Pas kallëzimeve po veprohet shpejtë

28.06.2023 16:09

Pas akuzave të ambasadorit austriak Vucas ka reaguar edhe Prokuroria Publike e Republikës.

Pas akuzave të ambasadorit austriak Vucas ka reaguar edhe Prokuroria Publike e Republikës.
 
“Prokurori Publik pas kontrollit të të gjitha akuzave ka konstatuar se nuk ka elemente të veprave të përmedura penale por elemente  të marrëdhënieve civilo-juridike për të cilat të dëmtuarit kanë procesuar procedurë, e cila ka përfunduar pranë Qendrës ndërkombëtare për arbitrazhë në Vjenë, Austri. Pas ankesës ndaj vendimit, lënda ndodhet në veprim në Prokurorinë e Lartë në Shkup. Në ndërkohë, personi I njejtë juridik ka shtruar kallzim deri te Prokuroria themelore në Gjevgjeli për veprën penale "Dëmtim  apo privilgjim të kreditorëve.
 
Kallëzimi është pranuar nga prokuroria publike kompetent e cila tani më po vepron, po mbledh dëshmi ndërsa në bazë të nevojës do të ketë edhe eskperitza adekuate. Edhe pse në rastin konkret bëhet fjalë për marrëdhënie civilo-juridike mes subjekteve juridike ndërsa të drejtat e tyre janë të siguruara në procedura adekuate gjyqësore dhe procedura të tjera, pas kallzimeve të parashtruara po veprohet shpejtë.”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.