Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, liderët e BE-së do të dënojnë dhunën
Liderët e Bashkimit Evropian...

Liderët e Bashkimit Evropian do të dënojnë incidentet e dhunshme në veri të Kosovës dhe do të bëjnë thirrje për de-përshkallëizm të menjëhershëm të situatës, bazuar në elementet kyçe të prezantuara nga ana e BE-së.
“Palët duhet të krijojnë kushte për zgjedhje të parakohshme në të katër komunat në veri të Kosovës. Dështimi për të de-përshkallëzuar të tensioneve do të ketë pasoja negative”, thuhet në draftin e konkluzave, të cilat liderët do t'i miratojnë në fund të samitit, i cili do mbahet më 29 dhe 30 qershor.
Presidentët dhe kryeministrat e 27 shteteve të Bashkimit Evropian do të porosisin gjithashtu se është thelbësore vazhdimi i dialogut dhe zabtimi i të gjitha elementeve të marveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve, si dhe aneksit të dakorduar.
Kjo, sipas draftit të konkluzave, përfshinë edhe themelimin e Ascociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në Kosovë.
