Eurointegrimet, kancelari gjerman Sholz: Bullgaria s’mundet t’ju vendojë kusht tjetër

28.06.2023 21:28

Përkrahja gjermane në rrugën e integrimit evropian....

Përkrahja gjermane në rrugën e integrimit evropian, dhe procesi i reformave në fokus të takimit të delegacionit shtetëror dhe autoritetet gjermane në Berlin. Kancelari gjerman  Scholz  është i sigurtë se Bullgaria nuk do të mund të vëndojë kushte të reja për RMV-në, përpos atyre që janë në kaudër të kornizës negociuese, e me këtë rast, inkurajon shtetin tonë t’i miratojë ndryshimet kushtetuese.

“Këto janë çështje që tashmë janë shkruar në letër dhe nuk duhet të ketë  tjera sa i përket gjendjes bilaterale. Pas saj qëndrojë unë si garancë… Dua ta përsëris publikisht se Gjermania seriozisht ka kuptuar  rëndësinë e prespketivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, ndërkaq për RMV-në kjo vlen në veçanti. Kemi respekt për hapat që ndërrmer RMV-ja. Nga suskesi i ndryshimeve kushtetuese varen  shumë gjëra. E di se nuk është proces i lehtë  që të lirohet rruga për në BE” – tha kancelari i Federatës gjermane, Olaf Sholz.

Kovaçevski për ndryshimet kushtetuese: Veto-ja mos na vijë prej vetë shtetit tonë

Kryeministri Kovaçevski nga kryeqyteti gjerman bën thirrje për tejkalimin e  problemit të fundit për hapjen e kapitujve me BE-në.

Zëri i deputetëve në parlament mbi ndryshimet kushtetuese është zëri i së ardhmestha Kovaçevski, duke ftuar opozitën maqedonase të rreshtohet pas prespektivës së qytetarëve. Falenderoi bundestagun gjerman për miratimin e rezolutës së para dy javëve, si përkrahje shtesë mbi mbështjetjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase .

“BE-ja është qëllimi ynë i vetëm ndërsa  marrëveshje më të mirë se kjo para nesh nuk kemi dhe as që mundet dikush të sigurojë. Për këtë arsye, kjo rrugë e trasuar deri në BE edhe pse nuk do të jetë e lehtë patjetër të arrihet. Patjetër ta plotësojmë qëllimin strategjik pas së cilës jemi lidhur para 30 viteve. Patjetër t’ju mundësojmë qytetarëve tanë të jetojnë krenarë në vendi e tyre, të jenë pjesë e mozaikut evropian dhe  me standart më të mirë” – deklaroi Kryeministri Dimitar  Kovaçevski.

Ndërkohë, kancelari gjerman ka folur edhe për situatën në Kosovë. Kërkon nga palët t’a zbatojnë marrëveshjen për dakordim. BE-ja angazhohet për këtë proces thotë Sholz dhe  shpreson  se me forcat e bashkuara do të ketë sukses  që të krijohen raporte të mira mes Kosovës dhe Serbisë.

Temë e bisedimeve mes bashkëbiseduesve kanë  qenë edhe  marrëdhëniet dypalëshe mes RMV-së dhe Gjermanisë si dhe çështje të tjera aktuale nga perspektiva e sigurisë rajonale. (Nermin Mulaki - Fejzullahu, TVM2)