Maqedoni
Parashikimi i motit
29.06.2023 10:51
Kjo e enjte do të karakterizohet nga kthjellime gjatë paradites, ndërsa gjatë pasdites do të ketë vranësira...

Kjo e enjte do të karakterizohet nga kthjellime gjatë paradites, ndërsa gjatë pasdites do të ketë vranësira por edhe reshje shiu përgjatë shtrirjes perëndimore. Gjatë natës do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike pa vranësira apo reshje.
Edhe pse me mot të tillë, temperaturat parashikohen të jenë të larta, duke qëndruar konstante në mëngjes, por gjithsesi mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre me vlerat ditore nga 12°C deri në 30°C.
Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Në pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 15°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 27°C.
