Botë

Nxirren pjesët e Titanit, gjenden mbetje të dyshuara njerëzore

29.06.2023 11:12

Disa mbetje që dyshohet se janë njerëzore, janë gjetur brenda rrënojave të zhytësit Titan...

Disa mbetje që dyshohet se janë njerëzore, janë gjetur brenda rrënojave të zhytësit Titan, thotë roja Bregdetare e ShBA-ve. Pjesë nga nëndetësja, e cila u shpërtheu gjatë zhytjes drejt Titanikut, u gjetën të mërkurën.
 
Profesionistët mjekësorë amerikanë do të kryejnë një analizë zyrtare të mbetjeve të supozuara, tha roja bregdetare në një deklaratë. Agjencia është në fazat e hershme të një hetimi për shkaqet e katastrofës. Bordi Detar i Hetimit të Rojës Bregdetare (MBI) do të transportojë provat në një port amerikan për analiza dhe testime të mëtejshme. Kreu i MBI-së, kapiteni Jason Neubauer, tha në një deklaratë se “kishte ende një punë të konsiderueshme për t’u bërë për të kuptuar faktorët që çuan në humbjen katastrofike të Titanit dhe për të ndihmuar që një tragjedi e ngjashme të mos përsëritet.”.