UEFA, Ska kohë shtesë në Superkupë
29.06.2023 11:40
Mbërrin një risi e madhe, e cila do të prezantohet në edicionin e radhës, ai i 16 gushtit 2023...

Mbërrin një risi e madhe, e cila do të prezantohet në edicionin e radhës, ai i 16 gushtit 2023, i cili do të vendosë përballë Manchester Cityn dhe Sevillan, për sa i përket Superkupës së Europës, ku fituesit e Champions League dhe Europa League do të garojnë kundër njëri-tjetrit. UEFA ka vendosur të heqë kohën shtesë në rast të barazimit pas 90 minutave lojë. Goditjet e penalltisë do të vazhdojnë më pas drejtpërdrejt për të vendosur ekipin fitues.
Ashtu si me Champions League dhe Europa League, ekipi i arbitrave do të ketë në dispozicion ndihmën e teknologjisë, si me Goal Line Technology ashtu edhe me VAR. Ai mes Manchester Cityt dhe Sevillas mund të jetë edicioni i fundit i Superkupës së Europës me formatin e vjetër. Fituesi i Champions League nuk do të përfshihet më në një ndeshje të vetme me fituesin e Europa League, por do të kalojë në një format të ri që përfshin një Final Four. Megjithatë, aktualisht kriteret për krijimin e formacioneve pjesëmarrëse nuk janë përcaktuar ende.
