Real Madrid në sezonin e ri me katër kapitenë

29.06.2023 11:42

Skuadra e Real Madrid-it, bëri publike se në sezonin e ri 2023/24.shiritin e kapitenit do ta mbajnë katër futbollist...

Skuadra e Real Madrid-it, bëri publike se në sezonin e ri 2023/24.shiritin e kapitenit do ta mbajnë katër futbollist. Pas largimit të francezit Karim Benzema, tani kapiten i parë do të jetë Nacho Fernandez, menjëherë pran tij do të jetë kroati Luka Modriç, kapiteni tretë do jetë Dani Carvajal, ndërsa katërshen e plotëson Toni Kroos.
 
Mbajtja e shiritit të kapitenit tek skuadra mbretërore përcaktohet në bazë të viteve të kaluara tek këta.30-vjeçari Nacho, tërë karrierën e ka kaluar tek Real Madridi, ndërsa tek skuadra e parë debutoi në vitin 2011 ku erdhi nga akademia e tyre. Po që se vendoset që karrierën e tij ta mbylli tek Reali, atëherë Nacho, pas largimit të Manolo Sanchis në vitin 2001, do të jetë futbollisti i parë në historinë e klubit që tërë karrierën e  ka kaluar tek “mbretërit”.