Dajaku debutoi në fanellën e Hajduk Split
29.06.2023 11:45
Futbollisti me prejardhje kosovare Leon Dajaku ka debutua në fanellën e skuadrës së tij Hajduk Split....

Futbollisti me prejardhje kosovare Leon Dajaku ka debutua në fanellën e skuadrës së tij Hajduk Split. Ai në ndeshjen e parë kontrolluese Hajduk – Spartak Trnava (1:1) për herë të parë luajti në fanellën e skuadrës nga Spliti. Dajaku është një produkt i klubit të Stuttgartit. Në vitin 2019 u transferua te Bayern Munchen.
Lojtari shqiptar debutoi me skuadrën e parë të Bayernit në sezonin 2019/2020. 22-vjeçari dardan, e kaloi fazën e parë të sezonit të fundit te Sunderland, ndërkohë që në janar kaloi te zviceranët e St Gallen. Prej këtij sezoni do të jetë pjesë e Hajdukut të Splitit, me të cilët ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2027.
