Boksierja kroate nuk ia jep dorën bokiseres serbe
29.06.2023 11:49
Lojërat Evropiane në Krakov sollën një meç shumë të rëndësishëm, një derbi rajonal në të cilin përfaqësueset e Kroacisë...

Lojërat Evropiane në Krakov sollën një meç shumë të rëndësishëm, një derbi rajonal në të cilin përfaqësueset e Kroacisë dhe Serbisë luftuan për një medalje, por edhe një vend në Lojërat Olimpike të 2024-s. Berami u mund nga rivalja serbe, por detaji që bëri xhiron u krijua menjëherë pas meçit. Kroatja nuk ka dashur t'i shtrijë dorën fitueses dhe ka refuzuar ta bëjë këtë në dy raste. Shadrina iu afrua Beramit në dy raste dhe u përpoq të përshëndetej, por nuk e mori mbrapsht.
Mediat serbe siç pritej janë të pakënaqura me këtë lëvizje të boksieres kroate. Për sa i përket meçit, Berami e nisi më mirë ndeshjen, por në rundin e dytë ajo mori dy paralajmërime, të cilat përfundimisht e vendosën çështjen e fitueses. Boksierja serbe fitoi një medalje në Lojërat Evropiane në Krakov, por gjithashtu siguroi normën e parë për Lojërat Olimpike në Paris më 2024.
