Liga e Konferencës, Finalet në Athinë dhe Vroclav

29.06.2023 11:51

UEFA ka caktuar stadiume më të mëdha për të qenë nikoqir të dy finaleve të ardhshme të Ligës së Konferencës....

UEFA ka caktuar stadiume më të mëdha për të qenë nikoqir të dy finaleve të ardhshme të Ligës së Konferencës. Dy finalet e edicioneve të kaluara ishin organizuar në stadiume me kapacitet prej 20 mijë ulëseve, ndërsa të përfshira ishin skuadra nga Italia, Anglia dhe Holanda. Finalja e vitit 2024 për garën e tretë më të rëndësishme të organizuar nga UEFA është caktuar të luhet në stadiumin e ri të AEK-ut të Athinës, që ka kapacitet të 30 mijë ulëseve.
 
Në vitin 2025, stadiumi i Slask Ëroclaëit do të jetë nikoqir. Ka kapacitet prej 41 mijë shikuesve, ndërsa ishte edhe nikoqir i tri ndeshjeve të Kampionatit Evropian 2012, kur Polonia ishte nikoqire me Ukrainën. Finalja inauguruese e Ligës së Konferencës ishte zhvilluar në “Air Albania” të Tiranës në Shqipëri.