Maqedoni
KOM në protestë për ligjin për barazi gjinore, Trençvska: Transgjinorët t’i kenë të drejtat e tyre
29.06.2023 11:55
Kisha Ortodokse Maqedonase, Kryepeshkopata e Ohrit, sot në orën 18:00 organizon protestë...

Kisha Ortodokse Maqedonase, Kryepeshkopata e Ohrit, sot në orën 18:00 organizon protestë për Ligjin për Barazi Gjinore dhe Ligjin për Gjendjen Civile, të cilat sipas tyre, nëse miratohen do të rezultonin në ushtrimin e të drejtave, por do të kërcënonin seriozisht të drejtat e shumicës ose, siç thonë ata, në 99 për qind të popullsisë maqedonase.
Ndaj këtyre deklaratave reagon ministrja Trençevska, sipas së cilës, nëse njohim të drejtën e një personi transgjinor, pjesa tjetër e qytetarëve nuk humbasin asgjë, por kontribuojnë që ata të kenë mundësinë dhe mbrojtjen për të realizuar të drejtat e tyre. Për tubimin e sotme, ajo tha se si luftëtare për të drejtat e njeriut nuk mund të thotë se nuk guxon të ketë tubim.
“Pranimi i të drejtave të bashkësive të caktuara nuk do të thotë se të tjerët humbin të drejtat e tyre. Përkundrazi kjo tregon se shteti ka kapacitet demokratik dhe se kujdeset për të gjithë qytetarët në shoqërinë tonë. Nëse pranojmë të drejtat e një personi transgjinor, qytetarët nuk humbasin asgjë, por ne kontribuojmë që personi transgjinor të ketë mbrojtje dhe mundësi për realizimin për të drejtat e tij.”, - deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
