Maqedoni

Kovaçevski përfundon vizitën në Berlin, Gjermania mbështet procesin integrues të RMV-së

29.06.2023 11:30

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski...

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, bashkë me zëvendëskryetarin e Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot e përfundon vizitën dyditore zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë.
 
Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Berlin, kryeministri Kovaçevski realizoi takim kokë më kokë me kancelarin gjerman Ollaf Shollc me të cilin biseduan për tema aktuale politike të rëndësishme për shtetin dhe rajonin. Përkrahja gjermane në rrugën e integrimit evropian, proces i reformave marrëdhëniet dypalëshe si dhe çështje të tjera aktuale nga perspektiva e sigurisë rajonale, kanë qenë në fokus të takimit të delegacionit shtetëror udhëhequr nga kryeministri dhe autoriteteve gjermane.
 
“Këto janë çështje që tashmë janë shkruar në letër dhe nuk duhet të ketë  tjera sa i përket gjendjes bilaterale. Pas saj qëndrojë unë si garancë… Dua ta përsëris publikisht se Gjermania seriozisht ka kuptuar  rëndësinë e prespketivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, ndërkaq për RMV-në kjo vlen në veçanti. Kemi respekt për hapat që ndërrmer RMV-ja. Nga suskesi i ndryshimeve kushtetuese varen  shumë gjëra. E di se nuk është proces i lehtë  që të lirohet rruga për në BE” – tha kancelari i Federatës gjermane, Olaf Sholz.
 
“BE-ja është qëllimi ynë i vetëm ndërsa  marrëveshje më të mirë se kjo para nesh nuk kemi dhe as që mundet dikush të sigurojë. Për këtë arsye, kjo rrugë e trasuar deri në BE edhe pse nuk do të jetë e lehtë patjetër të arrihet. Patjetër ta plotësojmë qëllimin strategjik pas së cilës jemi lidhur para 30 viteve. Patjetër t’ju mundësojmë qytetarëve tanë të jetojnë krenarë në vendi e tyre, të jenë pjesë e mozaikut evropian dhe  me standart më të mirë” – deklaroi Kryeministri Dimitar  Kovaçevski.