Maqedoni

Marrëveshja e përgjithshme kolektive, në seancë të Këshillit ekonomik-social

29.06.2023 12:29

Këshilli ekonomik-social sot duhet të mbajë seancë, ndërsa sipas paralajmërimeve...

Këshilli ekonomik-social sot duhet të mbajë seancë, ndërsa sipas paralajmërimeve, do të bisedohet për Marrëveshjen e përgjithshme kolektive dhe metodologjinë e re të pagave. Metodologjia e re për paga në sektorin publik duhet të vlejë për të gjitha strukturat në sektorin publik. 
 
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në deklaratë për mediat tha se sot do të takohet me KES dhe do të bisedohet për Marrëveshjen e përgjithshme me metodologjinë e re.
 
“Zgjidhja sistematike do të jetë për të gjithë. Sindikatat dolën në një vendim që metodologjia e re për të gjithë punonjësit në sektorin publik të jetë paga mesatare e shumëzuar me koeficient, e njëjta metodologji që zbatohet për të zgjedhurit dhe të emëruarit. Ne thamë se e pranojmë atë metodologji dhe po punojmë për zgjidhjen sistematike. Kur ta bëjmë këtë në Marrëveshjen e përgjithshme kolektive, do të zbatohet siç duhet në të gjitha strukturat e sektorit publik.”, tha Bytyqi.