Renditja e FIFA-së, Maqedonia e V. dhe Kosova humbin pozitat

29.06.2023 13:41

Shtëpia më e lartë e futbollit botëror, FIFA ka publikuar renditjen më të re të kombëtareve botërore...

Shtëpia më e lartë e futbollit botëror, FIFA ka publikuar renditjen më të re të kombëtareve botërore. Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, duke pasur parasysh rezultatet e dobëta në ndeshjet e fundit eliminatore për “EURO 2024”, ku humbi 6 pikë në teren ajo ka humbur edhe tre pozicione në renditjen e re të publikuar nga FIFA dhe tani renditet e 68-ta në botë.
 
Po ashtu rënie në renditjen e FIFA-së, kanë edhe “dardanët”. Kosova humb një pozicion në renditjen e fundit, teksa nga e 107-ta, zbret në vendin e 108-të. 
 
Shqipëria ngjitet për  tre vende më lartë 
 
Ndërsa paraqitja e mirë dhe gjashtë pikë të marra në dy ndeshjet kualifikuese për Euro2024 kanë bërë që Kombëtarja shqiptare të fitojë 3 pozicione në renditjen e FIFA-s për muajin qershor. Tashmë kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho renditen në vendin e 65-të. Në këtë mënyrë  përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut dhe kombëtarja shqiptare në këtë muaj kanë këmbyer vendet në renditjen e FIFA-së. 
Sa i përket top-10, 3 vendet e para nuk ndryshojnë, me Argjentinën në krye që ndiqet nga Franca dhe Brazili. Në “Top10” kombëtaret ka vend edhe për Holandën, Spanjën dhe Italinë dhe Portugalinë.