Botë

Doli keq në zgjedhje, dorëhiqet Alexis Tsipras

29.06.2023 13:48

Mediat në Greqi raportojë se Alexis Tsipras ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë Syriza....

Mediat në Greqi raportojë se Alexis Tsipras ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë Syriza, pas rezultatit zhgënjyes që mori në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare.
 
Tsipras ka mbledhur kryesinë e partisë ku ka paraqitur dorëheqjen, për t’i hapur rrugë në këtë mënyrë zgjedhjeve të reja, brenda Syriza për liderin e ri.
 
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis mori një fitore të madhe në raundin e dytë të zgjedhjeve, duke marrë mazhorancë absolute që i dha mundësinë të krijojë i vetëm qeverinë.
 
Pas numërimit të votave, 40% e tyre shkuan për partinë konservatore “Demokracia e Re”, 17.8% për Syriza, 12.23% të votave i mori PASOK, ndërsa partia “Spartanët”, e drejtuar nga një prej anëtarëve të Agimit të Artë arriti të hyjë në Parlament.
 
 
Alexis Tsipras e cilësoi shumë të rëndë rezultatin e zgjedhjeve për partinë e tij. Ai deklaroi se populli grek foli qartë dhe për këtë arsye Syriza do të shkojë në një proces riformatimi ku do kërkohet mendimi dhe votëbesimi i anëtarësisë.