Botë
Zelensky: Politika e drejtësisë do të jetë doktrina e re
29.06.2023 14:39
Presidenti i Ukrainës, Zelensky, prezantoi planet për doktrinën në fjalimin e tij në parlamentin, Rada Verkhovna...

Presidenti i Ukrainës, Zelensky, prezantoi planet për doktrinën në fjalimin e tij në parlamentin, Rada Verkhovna, me rastin e 27-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së vendit.
Presidenti ukrainas Zelensky, tha se "politika e drejtësisë" do të jetë në qendër të "doktrinës së re ukrainase".
“Në fjalimin tim në Verkhovna Rada, me rastin e Ditës së Kushtetutës, fola për drejtësinë e brendshme, e cila i referohet përgjegjësisë për shkeljet e ligjeve në Ukrainë. Dhe për drejtësinë në lidhje me luftën ruso-ukrainase, për përgjegjësinë e Rusisë për krimet e luftës, politika e drejtësisë do të jetë një nga themelet e "doktrinës ukrainase", tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
