Botë

Francë, vazhdojnë trazirat pas vrasjes së një adoleshenti

29.06.2023 14:57

Vazhdojnë trazirat pas vrasjes së një adoleshenti nga një oficer policie në periferinë e Parisit, Nanter...

Vazhdojnë trazirat pas vrasjes së një adoleshenti nga një oficer policie në periferinë e Parisit, Nanter. Një autobus ka marrë flakë në Viri Shation, një tjetër periferi të kryeqytetit francez dhe ka pasur përleshje në vetë Nanter. Adoleshenti 17-vjeçar u qëllua dhe u vra gjatë një ndalese trafiku të martën. Incidenti ngjalli shqetësim në mbarë vendin dhe mesazhe të përhapura zemërimi dhe simpatie. Presidenti Macron tha në një takim të posaçëm sigurie se aktet e dhunës ndaj stacionit policor, shkollave dhe sallave të qytetit ishin krejtësisht të paarsyeshme.
 
“Ka pasur disa akte dhune kundër stacionit policor, shkollave, sallave të qytetit, ndaj institucioneve dhe Republikës. Këto akte janë krejtësisht të paarsyeshme dhe dua të falënderoj të gjithë ata që punuan për mbrojtjen e këtyre institucioneve dhe rivendosjen e paqes. Ne do të flasim për mbrojtjen e të gjitha vendeve dhe institucioneve dhe për atë që ndodhi dhe përgatitjen për ditët në vijim, në mënyrë që të rivendoset qetësia e plotë.”, - deklaroi presidenti i Francës, Emanuel Macron. 
 
Demonstruesit dogjën makina dhe ndërtesa në periferi të Parisit dhe trazirat u përhapën në qytete dhe vendbanime të tjera franceze, edhe përskaj thirrjeve për qetësim të situatës. Prokurorët francez kumtuan se gjykatësit po hetojnë policin që e vrau tinejxherin. 
 
“Duke pasur parasysh gjendjen me hetimet dhe detajet, Prokuroria konsideron se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për përdorimin e armës. Polici është marrë në pyetje nga gjykatësit hetues dhe prokuroria ka kërkuar vendosjen e policit në burgim hetues.”, - theksoi prokurori në Nanter, Paskal Praçe. 
 
Qeveria vendosi 2.000 policë për të ruajtur rendin. Por, dhuna vazhdoi gjatë natës, ndërsa policia dhe zjarrfikësit përpiqeshin të frenonin protestuesit dhe të shuanin zjarret e shumta. Më shumë se 150 persona u arrestuan.
 
FLUTURA LATIFI