Maqedoni
Ligji për barazi gjinore, Trençevska: Ligji është për të drejtat e femrave
29.06.2023 15:17
Ligji për barazi gjinore ka të bëjë me të drejtat dhe mundësitë e njëjta për femrat dhe meshkujt...

Ligji për barazi gjinore ka të bëjë me të drejtat dhe mundësitë e njëjta për femrat dhe meshkujt, si dhe për avancimin e të drejtave të grave dhe nuk ka të bëjë me ndryshimin e gjinisë dhe e as martesat e gjinisë së njëjtë. Nuk humbin asgjë nga ajo që për momentin e kemi si të drejtë, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
“Me ligjin për barazi gjinore nuk trajtohet ndryshimi i gjinisë, e as që trajtohen martesat e gjinisë së njëjtë, fusha e vetme ku është fokusuar ky ligj është përmirësimi i pozitës së gruas dhe mundësitë e njëjta të femrave dhe meshkujve.”, - deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
Ligji për evidencë amë, numër i ri amë për personat transgjinorë
Sipas ministres, problemi lindi me bashkimin e këtyre dy ligjeve. Siç tha, bëhet fjalë për dy ligje të ndryshme që trajtojnë probleme të ndryshme. Ligji për evidencën amë merret dhe trajton identitetin gjinor, respektivisht mundësinë e një personi transgjinor të jetë në gjendje të ndryshojë shenjën në numrin amë aty ku shënohet gjinia. Pranimi i të drejtave të një grupi nuk nënkupton humbjen e të drejtave të grupit tjetër, shtoi ajo.
“Ligji për evidencën amë trajton identitetin gjinorë, gjegjësisht mundësinë që personi që është transgjinor të mund të ndryshojë shifrën në numrin amë atje ku shkruhet për gjininë. Ligji për evidencë amë nuk është i njëjtë me Ligjin për barazi gjinore. Nuk humbim asgjë nga ajo që ne e kemi për momentin si e drejtë. Pranimi i të drejtave të një shoqërie të caktuar nuk nënkupton se të tjerët humbin të drejtat e tyre, përkundrazi kjo nënkupton se shteti ka kapacitet demokratik.”, - theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
Për Kishën Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, projektligjet për barazi gjinore dhe për të dhënat e lindjeve janë një kërcënim serioz për shoqërinë, prandaj nën moton “Kemi detyrë”, realizojnë tubimin e paralajmëruar kombëtar para Katedrales “Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup. Protesta në fjalë për ministren Trençevska është e drejtë legjitime.
FLORIJE KAMBERI
