Maqedoni

Kovaçevski: Gjermania qëndron prapa nesh në rrugën eurointegruese

29.06.2023 15:42

Kemi mbështetje të madhe nga Gjermania në rrugën tonë eurointegruese....

Kemi mbështetje të madhe nga Gjermania në rrugën tonë eurointegruese. Gjermania mbetet njëri ndër partnerët më të rëndësishëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, tha kryeministri Dimitar Kovaçeski, nga Berlini, pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Sholc. I pyetur se me çfarë garancie del Gjermania, duke përmendur deklaratën e Sholcit, ku tha që “garanton se nuk do të ketë kushte të tjera përpos ndryshimeve kushtetuese?”. Kovaçevski u përgjigj. 
 
“Korniza negociuese është e qartë dhe ajo parasheh që më 15 korrik do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, e cila edhe është mbajtur, se do të nënshkruhet marrëveshja me “Frontex”-in dhe u nënshkrua të cilin për herë të parë e kemi edhe në gjuhën maqedonase, pa asnjë fusnotë dhe shenjë shtesë, të barabartë me të gjitha gjuhet tjera të BE-së dhe se konferenca e dytë ndërqeveritare do të mbahet pa asnjë vendim shtesë, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe pas mbarimit të procesit të skriningut. Praktikisht, kancelari gjerman i përsëriti ato garanci që qëndrojnë në kornizën negociuese.”, - deklaroi kryeministri i MV-së, Dimitar Kovaçevski.
 
VMRO-DPMNE: Sholc nuk ka dhënë garanci, shikoni përkthimin
 
Një ditë më parë kancelari gjerman Olaf Sholc tha se “Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme që të zhbllokohet rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe se i njëjti garanton se nuk do të ketë kushte të tjera përpos ndryshimeve kushtetuese.” Por, nga VMRO-DPMNE-ja, thonë se Sholc nuk ka dhënë garanci dhe se përkthimi është bërë gabim.
 
“Ju ftoj që ta shikoni përkthimin, në deklaratë vlerësojmë se është bërë gabim gjatë përkthimit, me qëllim apo pa qëllim nga autoritetet, këtë nuk e dimë. Deklarata e kancelarit Sholc është se nuk duhet të ketë kushtëzime të tjera, që natyrisht është edhe qëndrim i partisë sonë, por megjithatë kjo nuk është garanci që nuk do të këtë kushte të tjera.”, - theksoi Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE-ja.
 
LSDM: VMRO të mos bëhet pengesë e procesit eurointegrues
 
Nga LSDM-ja kërkojnë që VMRO-DPMNE-ja dhe partitë tjera, të mos bëhen pengesë në rrugën eurointegruese dhe në plan të parë të vendosin interesat e shtetit.
 
“Të gjitha subjektet politike duke përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në, duhet t’i vendosin në plan të parë interesat shtetërore dhe kombëtare dhe bashkërisht përmes konsensusit të sigurojmë të ardhmen evropiane. Anëtarësimi i plotë në BE nuk është përcaktim vetëm i një apo dy partive, është një objektiv strategjik vendosur që nga dita e pavarësisë. Në rrugën drejt anëtarësimit të plotë nuk jemi të vetëm, por kemi mbështetjen e pa rezervë të ShBA-ve vendeve anëtare të BE-së mes tyre dhe Gjermaninë.”, - theksojnë Darko Kaevski nga LSDM-ja.
 
Kryeministri Kovaçevski, qëndroi për vizitë disa ditore në Gjermani ku është takuar edhe me persona të tjerë të rëndësishëm për të biseduar rreth investimeve gjermane në Maqedoni.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU