Maqedoni

Kovaçevski: Së shpejti investime të reja gjermane

29.06.2023 16:23

Vizitën dyditore të punës në Gjermani, kryeministri Dimitar Kovaçevski e ka shfrytëzuar për të realizuar edhe takime për të thelluar

Vizitën dyditore të punës në Gjermani, kryeministri Dimitar Kovaçevski e ka shfrytëzuar për të realizuar edhe takime për të thelluar bashkëpunimin ekonomik. Ai bën me dije edhe për takimin me drejtorin e përgjithshëm të “Deutsche Telecom” dhe kolegët e tij në krye të Evropës, të cilët kanë shprehur interes për investim të mëtutjeshëm, sidomos në pjesën e infrastrukturës digjitale. 
 
“Diskutuam edhe për investimet e reja që do të ndodhin, këtu para së gjithash kam parasysh “Gersheimer”, një kompani gjermane në fushën e mjekësisë që po ndërton një fabrikë për pajisje vaksinash “COSTAL”, e cila do të nisë një investim të ri në vend. Një prodhues i madh baterish, gjithashtu nga Gjermania.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski. 
 
Kovaçevski vlerëson se ekonomia është një nga temat shumë të rëndësishme në fushën e bashkëpunimit me Gjermaninë. Me këtë rast ai është shprehur se Gjermania është partneri më i madh tregtar i Maqedonisë së Veriut, me mbi 3.5 miliardë euro eksporte vjetore nga Maqedonia e Veriut në Gjermani. Gjatë vizitës ka realizuar takim edhe me përfaqësues të fondacionit “Friedrich Ebert”, i cili është prezent në vendin tonë prej shumë vitesh që nga pavarësia, por edhe ka takuar takim me mërgimtarët që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani. 
 
SANIJE DURAKU