Emërtimi i rrugëve, pezullohet vendimi i Këshillit të Kërçovës

26.02.2015 18:06

Inspektorati i Vetëqeverisjes Lokale pezullon vendimin e Këshillit të Kërçovës për emërtimin e rrugëve të miratuar vetëm me votat e këshilltarëve shqiptarë, por të kundërshtuar nga këshilltarët e bllokut politik maqedonas...

Me arsyetimin se nuk është respektuar parimi i Badenterit, Inspektorati i Vetëqeverisjes Lokale pezullon vendimin e Këshillit të Kërçovës për emërtimin  e rrugëve, i cili u miratua në mbledhjen e 25-të të Këshillit të Komunës së Kërçovës me shumicën e votave të këshilltarëve shqiptarë.

Këshilltarët e bllokut politik maqedonas ishin kundër këtij propozimi dhe para se të fillojë debati për këtë pikë të rendit të ditës, ato e lëshuan mbledhjen. Riemërtimi i rrugëve të Kërçovës nga këshilltarët shqiptarë u cilësua si një hap i nevojshëm për shkak se emërtimet e tanishme të rrugëve të Kërçovës i takojnë periudhës moniste dhe personaliteteve të asaj kohe.

Por, ky propozim u kundërshtua nga koalicioni maqedonas të cilët e braktisën mbledhjen, duke bërë të ditur se vërejtjet për këtë pikë të rendit të ditës ato i kishin paraqitur qysh në mbledhjen e komisionit përkatës.

Këshilltarët e bllokut politik maqedonas që atëherë bënë të ditur se vendimet e këtilla duhet të miratohen me parimin e Batenderit, duke lënë të kuptohet se për këtë çështje ata do të ankohen në instancat më të larta të shtetit. (Shaban Dalipi, TVM2)