Maqedoni
Norvegjia hap konsullatë në Shkup
29.06.2023 16:45
Me organizim solemn shënohet hapja e konsullatës së mbretërisë norvegjeze në Shkup....

Me organizim solemn shënohet hapja e konsullatës së mbretërisë norvegjeze në Shkup. Nga ky shtet skandinavik sigurojnë përkrahjen ndaj vendit tonë në aspiratat shtetërore, si dhe bashkëpunim në fusha të ndryshme.
“Norvegjia është partnere dhe aleate ndihmëse e RMV-së dhe përkrahë rrugëtimin tuaj, rrugëtimin nacional drejt integrimit evropian dhe zhvillime të qëndrueshme në sektorë të ndryshëm. Së bashku, ne përpiqemi për stabilitet paqësor dhe prosperitet.”, - deklaroi këshilltari norvegjez, Eivin Vad Peterson.
Për konsull nderi në Shkup është emëruar Zhivko Mukaetov.
“Përpiqemi ta bëjmë më të mirën që ta promovojmë Norvegjinë, të punojmë për interesa dhe të promovojmë raportet mes dy vendeve, duke pas parasysh se të dy vendet janë anëtare të NATO-s dhe jam i sigurt se jo vetëm në këtë segment, por edhe në të tjerat mund ta zgjerojmë bashkëpunimin.”, - theksoi konsull nderi i Norvegjisë në RMV, Zhivko Mukaetov.
Zyrtarët shtetërorë, këtë lidhje diplomatike e vlerësojnë si fitimprurëse në të gjitha fushat shoqërore.
“Me hapjen e kësaj konsullate do të kemi bashkëpunim edhe më të thellë ekonomik, në krijimin e investimeve më të mëdha nga Norvegjia në RMV. Në fushën e kulturës ku ju keni shumë traditë besoj se mund t’i bëjmë lidhjet e shoqërive për bashkëpunim.”, - u shpreh sekretari shtetëror në MPJ, Filip Tosevski.
Në këtë event morën pjesë diplomatë, zyrtarë, politikanë, biznesmen dhe mysafirë të ndryshëm.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
