Maqedoni

Promovim, vendi përgatiti një indeks të dytë të barazisë gjinore

29.06.2023 17:25

Maqedonia e Veriut është vendi i dytë jashtë BE-së që përgatit një Indeks të dytë të Barazisë Gjinore...

Maqedonia e Veriut është vendi i dytë jashtë BE-së që përgatit një Indeks të dytë të Barazisë Gjinore, i cili kontribuon në barazimin e mëtejshëm të të drejtave të burrave dhe grave në të gjitha fushat e shoqërisë. Sipas ministres Trençevska, ne jemi duke bërë progres dhe jemi në rrugë të mirë për vendosjen e barazisë gjinore.
 
Shteti ka treguar kapacitet për të promovuar të drejtat e grave, por ka fusha ku ka mundësi për përfshirje më të madhe të tyre. Në dekadën e fundit perspektiva gjinore është bërë fushë prioritare në të gjitha sferat e shoqërisë, tha drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Simovski.
 
“Në dekadën e fundit, perspektiva gjinore është bërë prioritet për të gjitha sferat e shoqërisë dhe pikërisht për këtë projekt të këtij lloji, për të cilat ne bashkëpunojmë ngushtë me UNDP, janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ndryshimin e ndërgjegjësimit për rëndësinë e barazisë gjinore dhe për ndërtimin e një rrjeti dhe lidhjen e institucioneve që duhet ta zbatojnë atë dhe ta zbatojnë këtë perspektivë gjinore në punën e tyre të përditshme.”, - deklaroi drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski. 
 
Barazia gjinore është e rëndësishme për individët, por edhe për të gjithë shoqërinë, për ekonominë dhe prosperitetin e vendit. Nuk është qëllimi vetëm të drejta më të mëdha për gratë, por mundësi të njëjta për të gjithë.
 
“Suedia është një partner që ndikohet nga zhvillimi i Maqedonisë së Veriut. Jemi krenarë që mund të ndajmë prioritetet tona, vlerat tona dhe të dëshmojmë për progresin e bërë. Dua të theksoj rolin kyç të Ministrisë së Punës dhe rëndësinë e mbajtjes së një angazhimi të vazhdueshëm për barazinë gjinore dhe buxhetimin në institucionet shtetërore.”, - theksoi ambasadorja e Suedisë, Ami Larsson Jain. 
 
“Tashmë kemi edicionin e dytë të indeksit të barazisë gjinore, i cili flet për gatishmërinë për të ruajtur një vazhdimësi në matjet e barazisë gjinore në disa fusha kyçe që krijojnë disi një pasqyrë më të përshtatshme të situatës në vendin tonë për sa i përket barazisë gjinore. Për ne, indeksi nuk nënkupton vetëm një renditje të përafërt në të gjitha këto fusha, ai na lejon të vlerësojmë se çfarë po avancon barazinë gjinore në vendin tonë dhe çfarë mund të bëhet më mirë.”, -  u shpreh koordinatorja kombëtare në programin e OKB-së, Ivona Paunoviç-Bishevac. 
 
Autoritetet shpresojnë që Indeksi i ardhshëm i Barazisë Gjinore që do të matet, do të japë rezultate shumë më të mira.


SEDAT SELIMI