Maqedoni
Kisha Ortodokse Maqedonase: Propozim-ligjet, shqetësim për të ardhmen
29.06.2023 17:41
Kisha Ortodokse Maqedonase ka ftuar në një protestë për të shprehur kundërshtimet parimore dhe fetare...

Kisha Ortodokse Maqedonase ka ftuar në një protestë për të shprehur kundërshtimet parimore dhe fetare që kisha i ka kundër Ligjit për evidencën amë dhe Ligjit për barazi gjinore. Sipas tyre se protesta është nxitur nga shpallja e miratimit të dy projektligjeve, për këtë arsye shprehin “shqetësim për të ardhmen dhe sigurinë e besimtarëve, veçanërisht për gratë dhe fëmijët.”.
“Me gjithë atë që shohim në këto tekste të propozim-ligjeve, vendosëm që ta shprehim fillimisht duke u mbledhur, për të shfaqur mospajtim, sepse thjesht nuk duam të pranojmë që diçka të na imponohet me dhunë. Sinodi i Kishës Ortodokse Maqedonase u dërgoi një letër të gjithë faktorëve relevantë, të cilën e nënshkruan të gjithë kryetarët e komuniteteve fetare. Me të kërkuam tërheqjen eksplicite të dy propozimeve për shkak të komponentit gjinor. Ne identifikohemi me një kontekst tjetër, një kuptim tjetër të termit gjini, që është e kundërta me atë që jemi mësuar, që më pas imponohet nga gjuha e ndjeshme ndaj gjinisë, e cila do të kufizojë lirinë e fjalës. Ajo që ofrojnë këto ligje është në thelb në kundërshtim me atë që ne besojmë si Kisha Ortodokse dhe të gjitha komunitetet e tjera tradicionale fetare.”. tha Jakob Stobiski, Ipeshkv.
