Botë

Kisha Ortodokse Maqedonase: Propozim-ligjet, shqetësim për të ardhmen

29.06.2023 19:25

Kisha Ortodokse Maqedonase ka ftuar në një protestë për të shprehur kundërshtimet parimore dhe fetare....

Kisha Ortodokse Maqedonase ka ftuar në një protestë për të shprehur kundërshtimet parimore dhe fetare që kisha i ka kundër Ligjit për evidencën amë dhe Ligjit për barazi gjinore. Sipas tyre se protesta është nxitur nga shpallja e miratimit të dy projektligjeve, për këtë arsye shprehin “shqetësim për të ardhmen dhe sigurinë e besimtarëve, veçanërisht për gratë dhe fëmijët.”.
 
“Ne duhet t'i qëndrojmë besnikë mësimeve që na kanë përcjellë të parët tanë, prandaj të dashur të pranishëm, pasardhës të Kishës Ortodokse Maqedonase, të Kishës Katolike, të Kishave Protestante dhe të Komunitetit Hebraik, ju lus juve dhe dhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë që të këmbëngulim në luftën tonë të drejtë për mbrojtjen e familjeve tona dhe për ruajtjen e figurës së Zotit te njeriu.”, tha z.z Stefan Stefan.