Maqedoni

Arrestohet pronari i marketeve “Tinex”, MPB: Arrestohen edhe katër persona tjerë

30.06.2023 12:03

MPB-ja njofton se policët e Departamentit për luftimin e krimit të organizuar dhe krimit të rëndë dje në Shkup...

MPB-ja njofton se policët e Departamentit për luftimin e krimit të organizuar dhe krimit të rëndë dje në Shkup kanë arrestuar pesë persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe pastrim parash, në mesin e të arrestuarve ishte edhe pronari i “Tinex” dhe ish-kryetari i Komunës Qendër, Vladimir Todoroviq dhe ish-zyrtari në të njëjtën komunë, Vladimir Zdraev, për rastin e projektit “Shkupi 2014”.
 
“Dje nga punonjës policorë të MPB-së me urdhër të Prokurorisë Publike dhe me urdhër të gjyqtarit  për procedurë paraprake iu është hequr liria pesë personave në lidhje me nenin 273 paragrafi 5 dhe nenin 353 paragrafi 5 të Kodit Penal.”, thonë nga MPB-ja.
 
Sipas Kodit Penal, neni 273 i referohet pastrimit të parave dhe neni 353 për shpërdorimin e pozitës zyrtare. Personat u arrestuan dhe u ndaluan në komisariat dhe gjatë ditës do të kalojnë pranë gjyqtarit për procedim paraprak.