Maqedoni

“Shkupi 2014”, Prokuroria paralajmëron detaje të reja

30.06.2023 12:14

Prokuroria Publike e Maqedonisë se Veriut ka paralajmëruar për sot konferencë për media...

Prokuroria Publike e Maqedonisë se Veriut ka paralajmëruar për sot konferencë për media, për të njoftuar rreth lëndës që ka të bëjë me projektin “Shkupi 2014”, siç thuhet në njoftim. Rasti “Shkupi 2014” që dikur ishte nën kompetenca të ish-Prokurorisë Speciale, tani e ka marrë Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion.

“Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit e ka marrë juridiksionin e çështjes pas shpërbërjes së prokurorisë publike për ndjekjen e krimeve të ndërlidhura dhe që dalin nga përmbajtja e monitorimit të paligjshëm të komunikimeve. Me vendim të Prokurorit Publik të RMV-së, me rastin ka vazhduar të veprojë prokurori publik Ljubomir Lape, i cili do t’ju njoftojë me procedurën.”, thonë nga Prokuroria Publike.