Botë

ShBA: Shpallja e 2 organizatave si terroriste është vendim i pakoordinuar

30.06.2023 12:29

Departamenti amerikan i shtetit tha se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Uashingtonin....

Departamenti amerikan i shtetit tha se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Uashingtonin sa i përket shpalljes së “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” organizata terroriste. Sipas tyre, ky vendim do të duhej të koordinohej me partnerët më të ngushtë ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë ata të cilët kanë përgjegjësinë primare për të siguruar stabilitetin e Kosovës. 
 
“Ne sërish i bëjmë thirrje Kosovës që të përmbahet nga hapat e njëanshëm, përderisa ne po punojmë me të gjitha palët për të zgjidhur krizën aktuale.”, tha një zëdhënës i DASh-it për Radion “Evropa e Lirë”.
 
Sipas ligjit në Kosovë, kur organizatat shpallen terroriste, aktiviteti i tyre ndalohet menjëherë. Çdo aktivitet i mëtejmë i tyre do të bartte pasoja të rënda ligjore.“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” numërojnë qindra pjesëtarë të tyre nga radhët e komunitetit serb.
 
Vazhdojmë më tej. Në vijim do të ndiqni zhviullimet e fundit nga bota.