Maqedoni
Xhaferi për vizitë pune në Spanjë
30.06.2023 12:10
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot dhe nesër në Leon të Spanjës...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot dhe nesër në Leon të Spanjës, do të marrë pjesë në konferencën për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, e cila mbahet në kuadër të dimensionit parlamentar të Presidencës spanjolle me Bashkimin Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2023.
Në konferencë do të marrin pjesë kryetarët e parlamenteve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, vendeve kandidate për anëtarësim në BE, vendeve me partneritet të veçantë me Bashkimin Evropian dhe demokracive të reja, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Parlamentarizmit. Xhaferi, siç është paralajmëruar, do të mbajë fjalim në seancën kryesore me temë “Mbrojtja e vlerave evropiane dhe institucioneve demokratike përballë sfidave dhe kërcënimeve të reja ndaj demokracisë”.
