F1, Austria stacioni i radhës

30.06.2023 14:29

Austria do të presë garën e 10-të të sezonit në Kampionatin Botëror në Formula 1....

Austria do të presë garën e 10-të të sezonit në Kampionatin Botëror në Formula 1. Xhirot për renditjen në Çmimin e Madh të Austrisë do të fillojnë nesër në orën 17:00 në pistën Red Bull e gjatë 4,3 kilometra në qytetin Spielberg. Ndërsa gara Sprint do të mbahet të shtunën më 1 korrik në orën 16:30.
 
Tetë vendet e para në garën Sprint do të fitojnë pikë prej një deri në tetë. Gara prej 71 xhirosh do të zhvillohet të dielën më 2 korrik në orën 15:00. Deri më tani Max Verstappen nga Red Bull ka fituar gjashtë gara ndërsa shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, dy gara. Etapa e 6-të e sezonit, Çmimi i Madh i Emilia Romagna në Itali u anulua për shkak të fatkeqësisë së përmbytjeve.