UEFA ndryshon emrin zyrtar të Conference League

30.06.2023 14:33

Conference League konsiderohet si kompeticioni më i ri nën kujdesin e UEFA-s, i cili luhet vetëm prej dy sezonesh....

Conference League konsiderohet si kompeticioni më i ri nën kujdesin e UEFA-s, i cili luhet vetëm prej dy sezonesh dhe tashmë në sezonin e ardhshëm do të mbajë një emër të ri. Deri më tani, kompeticioni zyrtarisht quhej “UEFA Europa Conference League”, ndërsa tani nga emri i është hequr fjala “Europa”, kështu që nga sezoni i ardhshëm do të quhet “UEFA Conference League”.
 
Në thelb, nuk u bë asnjë ndryshim i madh, pasi shumica e quajtën këtë kompeticion vetëm UEFA Conference League, pa përdorur fjalën Europë. Në dy sezonet e para kompeticionin e fituan skuadrat italiane dhe angleze, Roma dhe West Ham, të cilët në finalen e sivjetme mposhtën Fiorentinën me gol në minutën e 90-të.