Turqi, Transferimi i Muriqit te Galatasaray punë e kryer?
30.06.2023 14:38
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është njëri prej dy lojtarëve që pritet të udhëtojnë drejt Stambollit...

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është njëri prej dy lojtarëve që pritet të udhëtojnë drejt Stambollit javën e ardhshme. Kështu shkruan “cnnturk.com” të enjten.
“Galatasaray po përgatitet të sjellë sulmuesin e ri pas festës së Bajramit. Ka pasur zhvillime pozitive në transferimin e dy sulmuesve. Vedat Muriqi është në dy vendet e para në listën e Galtasarayt. Ka shumë mundësi që Muriqi të sillet në Stamboll javën e ardhshme”, shkruan portali turk.
Edhe mediume të tjera turke kanë raportuar për mundësinë që Muriqi t’i bashkohet Galatasarayt në javën e ardhshme. Muriqi më herët ka luajtur për Fenerbahçen, rivalen e Galatasarayt. Muriqi 29-vjeçar është pjesë e Mallorcas, ndërsa me skuadrën spanjolle ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.
