Osijeku për koosvarin Dakun kërkon 1 milion euro
30.06.2023 14:41
Sulmuesi Mirlind Daku e përmbylli një edicion të suksesshëm në elitën e futbollit të Sllovenisë me skuadrën Mura....

Sulmuesi Mirlind Daku e përmbylli një edicion të suksesshëm në elitën e futbollit të Sllovenisë me skuadrën Mura. Pas përfundimit të edicionit 2022/2023, Daku u kthye te skuadra e tij, Osijeku, që e kishte huazuar në Slloveni. Osijeku kroat e ka kartonin e Dakut, sulmuesit 25-vjeçar. Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2024. Por, Daku mund të mos mbetet në Kroaci.
Ai pritet të kalojë në elitën e futbollit rumun. Rapidi i Bukureshtit ka shprehur interesim për shërbimet e Dakut, që me Muran në edicionin e kaluar realizoi 22 gola dhe pati dy asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat. Rapidi i Bukureshtit e mbylli kampionatin rumun në vendin e pestë. Po shpreson që në edicionin e ardhshëm të bëjë gara për titull kampioni. Ka bërë gjashtë transferime në verë dhe Daku pritet të jetë i shtati. Mediat rumune kanë shkruar se FC Rapidi ka bërë ofertë zyrtare për kosovarin.
