Maqedoni

Radev për integrimin e RMV-së: S’ka kushte tjera, realizoni për çka obligoheni

30.06.2023 14:38

Pas deklaratës së kancelarit gjerman, Olaf Shulz, se Sofja zyrtare nuk do të del me kërkesa jashtë asaj që është arritur në marrëveshje....

Pas deklaratës së kancelarit gjerman, Olaf Shulz, se Sofja zyrtare nuk do të del me kërkesa jashtë asaj që është arritur në marrëveshje, vjen siguresa edhe nga fqinji lindor, presidenti bullgar Rumen Radev në të njëjtën linjë. Nuk ka kushte të reja për Maqedoninë e Veriut, por duam që të plotësohen kushtet që dolën nga korniza negociuese, thotë Radev.
 
“Edhe sot kur na bëjnë thirrje që të mos vëmë kushte të reja për integrimin e RMV-së, kur na bëjnë thirrje  të ndalemi  të shikojmë prapa në të kaluarën, por vetëm përpara drejt ardhmërisë, duhet qetësisht dhe në mënyrë të qartë të tregojmë se nuk vëmë kushte të reja. Duam Shkupi thjesht t’i plotësojë obligimet e ndërmarra, të cilat janë të vërtetuara në kornizën negociuese.”, - deklaroi kryetari i Bullgarisë, Rumen Radev. 
 
Ndërkohë, rikujton se me gjuhën e urrejtjes nuk mund të ndërtojmë fqinjësi të mirë dhe të ardhme evropiane të qëndrueshme.
 
“Me falsifikime dhe fyerje ndaj bullgarëve në tekste, me mospublikimin e arkivave  të shërbimeve për persekutimin e  bullgarëve në Maqedoni  dhe mungesën e rehabilitimit  të viktimave të pafajshme, nuk mund të ndërtojmë fqinjësi dhe të ardhme evropiane.”, - theksoi kryetari i Bullgarisë, Rumen Radev. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU