Maqedoni

Xhaferi në Spanjë takon Zheljazkov: Zhurma duhet qetësuar për të arritur objektivin

30.06.2023 15:05

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, po qëndron në Leon të Spanjës...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, po qëndron në Leon të Spanjës, ku po merr pjesë në konferencën për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, e cila mbahet në kuadër të dimensionit parlamentar të Presidencës spanjolle me Bashkimin Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2023.
 
Siç njoftojnë nga kabineti i kryetarit Xhaferi në margjinat e Konferencës, ai ka takuar me kryetarin e Kuvendit Nacional të Republikës së Bullgarisë, Rosen Zheljazkov. Kryetari Zheljazkov theksoi se nga afër e ndjekin dinamikën e deklaratave politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Theksoi se në të dy shtetet ka politikanë të caktuar që japin deklarata që nuk janë në linjë me tonin e komunikimit që nevojitet për momentin, ndërsa deklaratat e tilla janë me qëllim të fitimit të pikëve politike ditore, e jo largpamësi e politikanëve të pjekur që ndajnë qëllim të përbashkët.
 
Kryetari Xhaferi theksoi se Kuvendi është i gatshëm të veprojë në pajtim me kompetencat e tij dhe procedurat dhe afatet e parapara me Kushtetutë, nga momenti kur propozuesi i autorizuar do ta dorëzojë iniciativën për ndryshime kushtetuese në Kuvend. 
 
SANIJE DURAKU