Maqedoni

Fillon procesi i pajtimit në DAP, palët të bindura për gjetje të zgjidhjes

30.06.2023 15:35

Në Drejtorinë e të Ardhurave Publike me ndërmjetësimin e Ilija Manasiev ka nisur procesi i pajtimit ndërmjet DAP-it...

Në Drejtorinë e të Ardhurave Publike me ndërmjetësimin e Ilija Manasiev ka nisur procesi i pajtimit ndërmjet DAP-it dhe organizatës sindikale “Solidariteti” lidhur me kërkesën për rritje të pagave prej 30 për qind për punëtorët.  Mediatori i ri i këtij procesi, Ilija Manasiev, shprehu optimizëm se çështja do të përfundojë me sukses. 
 
“Unë shpresoj se në këtë proces do të kyçen të gjithë anëtarët e Këshillit, në periudhë shumë të shpejtë u formua ky Këshill nga ana e DAP-it dhe nga ana e Sindikatës. Unë në çdo mosmarrëveshje që kyçem jam optimist, ashtu jam optimist edhe për këtë kontekst. Populli ynë ka një fjalë, “Fillimi i mirë është gjysma e suksesit”. Të shpresojmë se ky proces do të përfundojë me pajtim të të dy palëve.”, - deklaroi mediatori, Ilija Manasiev.
 
Përfaqësuesi i sindikatës “Solidariteti” tha se përmes pajtimit do të vije deri te vendimi për pajtueshmëri për nënshkrimin e marrëveshjes kolektive. 
 
“Gjëja më e rëndësishme është rritja e pagave të punonjësve. Për momentin, pagat që paguhen janë në masën së paku 30 për qind më pak se sa është përcaktuar në dispozita. Jam i bindur se mediatori do të kryen punën deri në fund dhe në afatet e parapara me ligj, me pajtimin tonë të qëndrimeve, vendimeve dhe zgjidhjeve të ofruara dhe do të arrihet moment me të cilin do të realizohen kërkesat tona. Çdo vendim jashtë kornizës së treguar, do të nënkuptojë fillimin automatik të grevës së përgjithshme.”, - theksoi kryetari i organizatës sindikale “Solidariteti”, Vase Nedakovski. 
 
Drejtoresha e DAP-it me qëndrim se as nuk mund të paramendon mundësinë e një greve të përgjithshme, pasi do të ishte në dëm të të gjithë vendit.
 
“Ky proces i negociatave është dëshmi e mjaftueshme se ne nuk do të donim të hynim në një grevë të përgjithshme. Ne kemi bërë të gjitha përpjekjet në pjesën e bisedave dhe procedurave. Nuk dua as të mendoj se do të arrijmë në atë fazë dhe dështim të këtij procesi.”, - u shpreh drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska. 
 
Vendimi për grevë të përgjithshme është dashur të hyjë në fuqi më datën 27 të këtij muaji, por është shtyrë për shkak të emërimit të mediatorit të ri në proces. Ndërkohë, punonjësit e DAP-it zhvillojnë çdo ditë protesta dy orëshe në vendet e tyre të punës.
 
ERSAN PAJAZITI