Maqedoni

Starton fletobligacioni qytetar, publikohet prospekti për ankandin e parë

30.06.2023 16:59

Qytetarët mund të nisin procedurën për blerjen, përkatësisht regjistrimin e fletobligacioneve qytetare...

Qytetarët mund të nisin procedurën për blerjen, përkatësisht regjistrimin e fletobligacioneve qytetare, instrument i ri financiar në tregun vendas. Ministria e Financave ka publikuar prospektin për fletobligacionet qytetare. Ankandi është caktuar për datën 13 korrik, por qytetarët mund të bëjnë pagesën për blerje që nga e hëna.  Afati i fletobligacionit është deri  më 20 korrik 2025 dhe ka një normë interesi vjetore prej 5%. Kryeministri Kovaçevski thotë se fletobligacionet njihen si  instrumenti financiar më i besueshëm që ekziston. 
 
“Krahas faktit që qytetarët do të përfitojnë nga vendosja e parave në bono civile, do të përfitojë edhe ekonomia. Paratë do të përdoren për nevoja buxhetore, për qëllime zhvillimore, për projekte investimi. Me këtë qytetarët do të mbështesin aktivitetin ekonomik në vend dhe do të nxisin edhe aktivitetet investuese.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
 
Ministri i Financave, Fatmir Besimi, shpjegoi se konkretisht  sa para do t'u sjellë qytetarëve investimi në një obligacion civil.
 
“Fletobligacioni i qytetarëve do jetë me normë interesi prej 5% dhe vlerë nominale 10 mijë denarë me një afat prej dy viteve. Investimi i qytetarëve në këtë fleobligacion, që është hera e parë në historinë e financave publike dhe financave të vendit tonë, një investim në fletobligacionet prej 100 mijë denarë, në fund të vitit do të sjell një vlerë prej 5 mijë denarësh dhe vitin e dytë 5 mijë denarë të tjera ose për dy vjet 10.000 denarë. Nëse i duhen para ndërkohë, ai mund të shesë fletobligacionet.”, -  theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.
 
Besimi thotë se për herë të parë, qytetarët mund të blejnë fletobligacione, të investojnë në zhvillimin e vendit, të kenë një investim të sigurt dhe aksionet të jenë të sigurta. Kjo është gjithashtu një mënyrë për të mbrojtur paratë nga inflacioni, thotë ministri i Financave. 
 
SANIJE DURAKU