Botë
Kontracepcija.mk, informacion i saktë për shëndetin riproduktiv
30.06.2023 17:48
Të gjithë do të mund të marrin informacione të sakta për shëndetin riprodhues dhe kontracepsionin në faqen e internetit kontracepcija.mk...

Të gjithë do të mund të marrin informacione të sakta për shëndetin riprodhues dhe kontracepsionin në faqen e internetit kontracepcija.mk të Ministrisë së Shëndetësisë dhe sektorit joqeveritar. Përveç informacionit për të gjitha llojet e kontracepsionit, të interesuarit do të mund të bëjnë pyetje në mënyrë anonime për t'iu përgjigjur mjekët e klinikës.
“Planifikimi i familjes – kontracepsioni në fakt mundëson pasjen e fëmijëve kur të doni dhe sa të doni, por jo në njëfarë mënyre t’i shërojmë pasojat nga mospërdorimi i metodave për planifikim të familjes, respektivisht ndërprerjen e shtatzanisë.”, - deklaroi prof. dr. Gligor Tofovski nga Klinika për Gjinekologji dhe Akusheri.
Planifikimi i familjes është pjesë e edukimit të mjekëve të mjekësisë familjare, të cilët ndihmojnë pacientët me këshilla në vendbanimet ku nuk ka mjekë gjinekolog.
“Shpeshherë, nga sëmundje të caktuara të nënave, shtatzania duhet të ndërpritet apo të shtyhet, këtu kontracepsioni e gjen vendin e tij në planifikimin në distancë të arsyeshme në mes dy shtatzanive, sepse siç e dimë, ja edhe unë si pediatre mund të them se nuk është njësoj sikur nëna të mbetet shtatzënë dhe menjëherë pas lindjes së parë ta lind edhe të dytin, sepse rreziku ekziston.”, - theksoi prof. dr. Katerina Stravriq nga Katedra për Mjekësi Familjare.
Gratë që vendosin të abortojnë shpesh kanë pasoja.
“Ekzistojnë paraqitje të refuzimit të individit nga familja, në rrethin ku ajo jeton, pastaj nga prishja e marrëdhënieve me partnerin, njësoj edhe nga prishja e shëndetit mendor të saj, etj.”, - u shpreh prof. dr. Elena Qosevska nga Instituti i Shëndetit Publik.
Në praktikë, gjinekologët përballen me sfida për shkak të shtatzënisë së vajzave të moshës 14-vjeçare. Me trajnimet dhe aplikimin tek mjetet do të parandalohen edhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
“Kjo ueb faqe, edhe pse është e paraparë për popullatën e gjerë, në thelb është e themeluar për një grup të caktuar, siç përmendën edhe parafolësit e mi, për të rinjtë dhe para së gjithash do t’i veçoja të rinjtë në kategoritë reale.”, - theksoi përfaqësuese e projektit.
Që kontracepsioni të jetë i disponueshëm, shpenzimet duhet të mbulohen nga Fondi i Shëndetësisë, thonë mjekët.
FITORE DEMOLLI
