Botë
Rriten tensionet në Lindje! Polonia në “gjurmët” e Bjellorusisë: Do të mbajë armë bërthamore amerikane
30.06.2023 18:12
“Polonia dëshiron të mbajë armë bërthamore në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”..

“Polonia dëshiron të mbajë armë bërthamore në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”- kështu është shprehur kryeministri polak Mateusz Morawiecki, citojnë agjencitë shtetërore ruse.
Agjencitë e lajmeve TASS dhe RIA thonë se polakët janë të prirur për të pritur armët në përgjigje të vendosjes së armëve bërthamore ruse në Bjellorusi.
Presidenti bjellorus, Lukashenko tha se vendi i tij kishte filluar të merrte armët taktike bërthamore ruse në qershor – me rreth tre herë më të fuqishme se bombat që SHBA hodhën në Hiroshima dhe Nagasaki në vitin 1945, pretendoi ai.
