Loftus Cheek, lojtar më i ri i Milanit
30.06.2023 18:33
Milan ka përfunduar marrëveshjen me Chelsean për të nënshkruar me Ruben Loftus Cheek...

Milan ka përfunduar marrëveshjen me Chelsean për të nënshkruar me Ruben Loftus Cheek, raporton gazetari Fabrizio Romano.
Siç bëhet e ditur, skuadra italiane do të paguajë 20 milionë për shërbimet e anglezit.
Tani më po diskutohen detajet e fundit para se lojtari të vishet me fanellën kuq e zi.
Testet mjekësore janë planifikuar në momentin e kryerjes së marrëveshjes.
