Juventus zyrtarizon largimin e Juan Cuadrados

30.06.2023 18:36

Juan Cuadrado nga sot nuk është më një futbollist i Juventusit....

Juan Cuadrado nga sot nuk është më një futbollist i Juventusit. Me një mesazh në faqen zyrtare klubi torinez ka zyrtarizuar largimin e kolumbianit pas 8 sezonesh.Faleminderit Panita!
 
314 herë kemi luftuar së bashku, duke fituar 11 trofe.26 herë e kemi parë të gëzohet, me kërcimin e tij të pagabueshëm.
 
59 herë ishte ai që u dha gëzimin e golave shokëve të tij.
 
Sot, pas një udhëtimi 8 sezonesh, është koha për të thënë lamtumirë.
 
Juan Cuadrado largohet nga Juventusi”, shkruhet në njoftimin për shtyp.