Mustafi nuk do të largohet nga Valencia
26.02.2015 21:11
Shkodran Mustafi nuk do të largohet nga Valencia. Mbrojtësi shqiptar ka konfirmuar se do t’i mbetet besnik skuadrës nga Mestalla...

Së fundi interesim për reprezentuesin e Gjermanisë ka shfaqur Borussia Dortmund dhe Tottenham. "Unë jam shumë i lumtur këtu dhe për mua kjo është një kënaqësi të luajtur në fanellën e Valencias”, ka deklaruar Mustafi, raporton portali Fichajes.net.
“Interesimi i klubeve tjera është kompliment për mua. Por, unë jam 22 vjeçar dhe nuk do të përqendrohem në të ardhmen”, ka theksuar ish anëtari i Sampdorias, Hamburgut dhe Evertonit.
