Spanja merr presidencën e BE-së, nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës
Spanja ka marrë udhëheqësinë e presidencës së Bashkimit Evropian....

Spanja ka marrë udhëheqësinë e presidencës së Bashkimit Evropian, të cilën do ta mbajë deri në dhjetor të këtij viti.
Një ditë më parë, ambasadori i Spanjës në Beograd, Raul Bartolome Molina, theksoi se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa mbështet tentimet e BE-së për
“Ky qëndrim nuk ka ndërruar, as nuk do të ndërrojë, dhe të gjithë aleatët tanë e dinë këtë shumë mirë”, tha Bartolome.
Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, bashkë me Sllovakinë, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron.
Kosova ka dorëzuar kërkesën formale për anëtarësim në BE me 15 dhjetor të vitit të shkuar. Është e paqartë se si do të vazhdojë procedura lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim gjatë gjashtëmujorit të presidencës së Spanjës si vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Ndërkaq, më 9 janar, Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian nisi konsultimet me vendet anëtare lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në Tuitter se pret që të vazhdojnë përpjekjet për ta sjellë Kosovën më afër BE-së edhe gjatë presidencës së Spanjës.
